Zbulohet dokumenti, akuza kundër Metës u sajua nga PD (FOTO)

Partia Demokratike ka kërkuar edhe sot në Kuvend largimin e kryetarit Ilir Meta. Opozita i mbështet akuzat e saj mbi një raport të agjencisë BIRN, në cilën citohet një dokument i avokatëve të huaj të kontraktuar nga qeveria shqiptare. Realisht ka një marrëveshje të tillë por ajo që nuk është thënë deri më sot ka të bëjë me faktin se kompania është kontraktuar nga qeverisja e Partisë Demokratike dhe jo nga qeverisja aktuale.

Më konkretisht,  kompania juridike Cliffor Chance, ka nënshkruar kontratën e përfaqësimit të shtetit shqiptar për llogari të CEZ Shpërndarje me drejtuesin e asaj kohë Sahit Dollapi. Kontrata është firmosur në 1 korrik të vitit 2013 kur ende në pushtet ishte Partia Demokratike. Në këtë mënyrë, duke se përfshirja e emrit të ish-kryeministrit ka qenë e llogaritur politikisht.   

Kryetari i Kuvendit sqaroi “Lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale dhe pretendimet e bazuara mbi raportin e saj janë të besueshme kisha një pyetje: Nëse zoti Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së PS apo i Këshillit Kombëtar të PD-së sepse këtu përpara kam një letër midis kompanisë së kontraktuar nga CEZ dhe e firmosur në 1 korrik 2013, pra kur kryeministër ishte i nderuar deputeti Sali Berisha, dhe nga zoti Sait Dollapi për CEZ. Nëse nuk e kujtojnë këtë kompani të pyesin ish ministrin e Financave sepse kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie dhe për shumë kontrata të tjera me ministrinë e Financave dhe kjo është çështje e tyre”,- tha Kreu i Kuvendit. 

SHKARKO APP