Zbulohet dokumenti kur në mbledhjet e qeverisë merrnin pjesë edhe kryetarët e partive politike
Aktualitet Kryesore E Enjte, 12 Gusht 2021 11:50
Nga Afrim Krasniqi-
Retrospektivë e tranzicionit: Kemi pasur raste të shumta të tryezave mes partive politike, raportimit të qeverisë në parlament, bashkëpunimit të institucioneve, por ky i 29 nëntorit 1991 është nga të paktat raste kur në një mbledhje të Këshillit të Ministrave (pushtetit ekzekutiv) marrin pjesë jo vetëm shefat kryesorë të partive politike, por edhe drejtuesit e parlamentit, pushtetit legjislativ, i cili me DKK ishte i ndarë dhe kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv!
Me ligj institucionet dhe partitë mund të mblidheshin kur kishte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit, por në këtë rast ka një problem më “madhor” që i ka mbledhur bashkë: – do caktonin datën e zgjedhjeve, e cila me ligj ishte kompetencë formale e Presidentit, pra as e qeverisë, as e parlamentit dhe as e kryetarëve të partive.
Një dokument që simbolikisht dëshmon koncepte minimaliste të ndarjes dhe balancës së pushteteve, konceptet minimaliste të kulturës politike edhe të elitës politike të kohës, si dhe mbi pushtetin real të kryetarëve të partive ndaj institucioneve, përfshirë parlamentin dhe qeverinë!
Kështu nisi!

KOHA JONË SONDAZH