Zbulohet e vërteta e këpucëve të Ramës në Beograd

Por, media ka mësuar se zgjedhja e këpucëve të Edi Ramës nuk ka qenë kapriço estetike, por një domosdoshmëri shëndetsore. Ai ka qenë i detyruar ta kombinonte kostumin e tij të shtrenjtë (Zegna mbi 2 mijë euro i qepur enkas për të) me ato këpucë që nuk i shkonin aspak. Dhe këtë e ka bërë për shkak të hernies diskale që po e mundon prej disa javësh. Edhe më parë, Lapsi.al, ka ka treguar me filmime dhe foto se Rama po vuan shumë nga ky ngacmim i shtyllës kurrizore. Ai u pa live gjatë konferencës për drejtësinë, të jepte shenja dhimbjeje dhe më pas anulloi edhe një vizitë jashtë Tiranës. Tani merret vesh se mjekët i kanë rekomanduar mbajtjen e këpucëve ortopedike në mënyrë që shpina e tij të ngacmohet sa më pak. Dhe kjo është arsyeja e vërtetë.

 

SHKARKO APP