Zbulohet emri i ambasadorit të ri të Britanisë në Tiranë. Duncan: Ka nisur të mësojë shqip

Ambasadori aktual britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka bërë publik emrin e pasardhësit të tij.

Mësohet se ambasadori i ardhshëm britanik në Tiranë do të jetë Alastair King-Smith, i cili pritet ta marrë detyrën duke nisur nga shtatori i vitit 2021.

“Më vjen mirë që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po mëson shqip”, shkruan Norman në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?