Zbulohet emri i prokurorit që ju refuzua viza për në SHBA

Shefi i organit të akuzës në Durrës, Agron Gjana ka qenë pjesë e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për në Shetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk mundi të udhëtojë drejt Amerikës. Gjanës iu refuzua viza pas aplikimit në ambasadë. Ambasada nuk ka dhënë shpjegime për rastin në fjalë, por Agron Gjana nuk ka mundur të udhëtojë për shkak të refuzimit të vizës, sipas Top Channel.

Top Channel shkruan se e pyeti në telefon prokurorin Gjana nëse kishte aplikuar për vizë dhe ai deklaroi se, “ndodhej në Shqipëri dhe se nuk kishte aplikuar për vizë”.

Gjithashtu, Top Channel i drejtoi edhe Zyrës Konsullore të ambasadës pyetjen nëse kryeprokurorit të Durrësit i ishte refuzuar viza për të udhëtuar në delegacionin zyrtar, e cila u përgjigj se: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk diskuton asnjëherë raste individuale vizash”.

SHKARKO APP