Zbulohet emri, kush është 49-vjeçari që u dhunua dhe u mor peng në Kamëz

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror e ndodhur sot në Kamëz, ku u dhunua dhe u mor peng një person.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për“BalkanWeb” se është përballur me këtë situatë të tmerrshme shtetasi Jak Prenga.

Siç raporton gazetarja, dy persona të maskuar e kanë futur me dhunë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

SHKARKO APP