Zbulohet gabimi fatal i aksidentit që la dy të vdekur

Rozina Koleci, është shoferja që shkaktoi aksidentin fatal në Kodër-Kamëz, aty ku humbi jetën vajza 7-vjeç dhe 29-vjeçari Ramazan Isha. Shkak i këtij aksidenti tragjik, mësohet të ketë qenë ngatërresa. Koleci, sipas edhe dëshmisë që ka dhënë para grupit hetimor, ka ngatërruar frenat me gazin e makinës. Fillimisht shoferja ka përplasur 29-vjeçarin Ramazan Isha, i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur. I riu humbi jetën në çast dhe pak minuta pas tij edhe vajza 7-vjeçare. Burime nga Spitali i Traumës, bëjnë me dije se gjëndja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjëndjes së tyre shëndetësore. Dje vajza e vogël E.N 6-vjeç ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, fillimisht përplasi një biçikletë dhe më pas nënën me dy vajzat. Përplasja e fundit ka qenë me një furgon. Për pasojë humbi jetën vajza 7-vjeçe, ndërkohë që të dëmtuara rëndë mbetën e ëma dhe motra e saj 6-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve në spital ndërroi jetë edhe Ramazan Isha, 29-vjeçari që lëvizte me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Policisë Rrugore, ky është një kryqëzim problematik për të cilin i janë dërguar shkresa të një pas njëshme bashkisë Kamëz, e cila mesa duket nuk ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës vertikale apo vendosjen e vijave të bardha për vendkalimin e këmbësorëve. Nëna 29-vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6-vjeç, ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditësoi informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës dhe vajzës 6-vjeçare. “Nëna dhe vajza e mitur janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale”,-tha mjeku.

Dëshmia

Në Kodër Kamëz, një makinë e drejtuar nga Rozina Koleci, humbi kontrollin dhe përplasi një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes, çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura humbën jetën. Një dëshmitar i ngjarjes, i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë. “Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?