Zbulohet kë takoi Tom Doshi në Kryeministri

Paraditen e sotme, ish-kreu i PSD-së Tom Doshi u pa në ambientet e Kryeministrisë. Sipas ”Report Tv”, Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e parë të godinës së Këshillit të Ministrave.

Thuhet se ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe më pas është larguar.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u tha gazetarëve se ai nuk përgjon se kush futet brenda ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa shtoi se ka axhendën e tij politike.

SHKARKO APP