Zbulohet kush është i ”forti” që kërkoi lirinë me çdo çmim nga gjyqtarja Hoxha
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK doli me njoftim zyrtar për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku në pranga ranë gjyqtarja Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe sekretarja Manuela Mallakuçi.
Këta të fundit dyshohet se përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari me vrasje. Në total janë arrestuar 10 pjesëtarë të Gjykatës së Krujës, pas një hetimi disa mujor të SPAK. Mes të arrestuarve ka edhe mjekë.
Por kush është i ”forti” që dogji gjyqtaren Hoxha?
Saimir Petani është i dënuari për vrasje, që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkoi të merrte lirinë përmes ndikimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Petani bashkë me disa persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga SPAK, si pjesë e skemës korruptive në drejtësi, kanë kërkuar me çdo çmim lirimin nga burgu. Ai rezulton se është i dënuar 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në maj të 2020-tës, për të vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës.