Zbulohet laborator droge në Itali, kapet sasi e madhe kokaine, arrestohet shqiptari

20 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Siena të Italisë nga Guardia di Finanza. Në pranga kanë rënë dy persona.

Sipas mediave, droga ishte fshehur në makinë e një shqiptari, i cili banon në Val d’Elsa. Ai ka marrë vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore me shpejtësi.

Në fakt, shqiptari kishte qenë prej disa kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve. Ata e ndoqën shqiptarin deri në oborrin e një shtëpie.

Nga kontrolli i makinës u bë i mundur zbulimi i 20 kilogramëve kokainë. Po ashtu, u arrestua edhe një italian i cili ishte personi që jetonte në fermë.

Nga kontrolli i banesës u zbulua në fakt një laborator droge. Aty kishte lëndë të tjera për prerjen e drogës, kokainë dhe hashash. Sipas mediave, dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge.

Atyre iu sekuestruan edhe telefonat, disa prej të cilëve të koduar. Aty dyshohet se ka mesazhe për shpërndarjen e drogës. Në sekuestro u vu edhe makina.

SHKARKO APP