Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës

Një hetim i SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ka çuar në zbulimin e një laboratori kokaine në Qerekë të Fushë Krujës.

Bëhet fjalë për një banesë private të përshtatur në ambient për përpunimin e drogës.

Operacioni është në vijimësi dhe sipas burimeve deri tani janë arrestuar 7 persona, nga 10 urdhërarreste të lëshuara.

Një pjesë e të arrestuarve janë prangosur nga policia në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tirane, siç po i ndiqni në këto pamjet.

Krahas të arrestuarve bëhet me dije se janë ushtruar disa kontrolle banesash në kryeqytet, por jo vetëm, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine. Lidhur me këtë aksion, deri tani SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka dalë në një njoftim zyrtar.

SHKARKO APP