Zbulohet parcela me bimë narkotike në Vlorë, pranga 51 vjeçarit

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të martën, një parcelë me 63 bimë narkotike kanabis sativa, si edhe arrestoi një 51-vjeçar. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike me lartësi 170 cm, u zbuluan në fshatin Babicë e Vogël, 5 km në verilindje të Vlorës, gjatë një operacioni antikanabis. Për kultivimin e tyre ishte çelur një parcelë në nje mjedis me bimësi të ulët, në periferi të fshatit. Policia arrestoi pronarin e parcelës, 51- vjeçarin  Dhimitër Islamaj, i cili akuzohet për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë dy muajve të fundit, policia e Vlorës i ka intensifikuar operacionet antikanabis, duke u shtrirë në të gjithë territorin. Deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar përmes diegies, më shumë se 20 mijë bimë narkotike. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?