Zbulohet përdhunimi, babai shqiptar la shtatzënë vajzën 16-vjeçare
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Patras në Greqi, ku një vajzë 16-vjeçare shqiptare është zbuluar se është përdhunuar e ka ngelur shtatzënë.
Ka qenë vizita e vajzës në spital, ajo që ka nxjerrë të vërtetën në dritë, ndërsa situata bëhet edhe më tragjike, pasi përmes rezultateve të ADN-së është mësuar që abuzuesi i të miturës ka qenë pikërisht babai i saj.
Vajza është me aftësi të kufizuara dhe nuk ka mundur të tregojë tmerrin që përjetonte çdo ditë nga monstra që kishte për baba.
Pasi gjithçka është vërtetuar përmes analizave të shumta, i ati shqiptar i 16-vjeçares është arrestuar dhe pritet të dalë para drejtësisë.
Kjo ngjarje ka lënë pa fjalë të afërmit dhe miqtë e familjes shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

