Zbulohet plantacioni i kanabisit në Gjermani, 2 shqiptarë në pranga

Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në Löhne-Gohfeld dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

541 bimë kanabis, 8 kilogramë marijuanë e gatshme për shitje dhe aksesorë të ndryshëm profesional për plantacione janë sekuestruar.

Plantacioni u zbulua si pjesë e ekzekutimit të një urdhri kontrolli. Kur arritën në Löhne-Gohfeld, detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi.

Gjatë kontrollit, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u sollën para gjykatësit në gjykatën e qarkut Bad Oeynhausen.

SHKARKO APP