Zbulohet pse Alqi Bllako doli nga burgu, SPAK-u: Vendim i pabazuar në prova

Këtë të enjte, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj ka argumentuar se përse duhej nxjerrë jashtë qelisë klienti i tij. Sipas avokatit, gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i dy fëmijëve të mitur, 2 dhe 7-vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Në reagimin e tij, SPAK-u që nuk duket i lumtur, ka kundërshtuar vendimin, ku thotë se ky vendim nuk është i pabazuar në prova dhe se do të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK-u ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Në dëshminë e tij, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

SHKARKO APP