”Zbulohet” pse Rama pagëzon me emrin arab ”Zayed”, aeroportin e Kukësit

Kryeministri Edi Rama, përpara 20 orësh bëri me me dije se aeroporti i dytë në vend, pra ai në Kukës do të pagëzohet me emrin: Zayed-Flatrat e Veriut. Përveç pjesëzës “Flatrat e Veriut”, fjala që bën përshtypje është “Zayed”. Një lidhje e ka.

Princi i ndjerë i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arab, Zajed bin Sultan Al Nahjan (Zayed bin Sultan Al Nahyan). Ky i fundit ka ndërruar jetë më 2 nëntor të vitit 2004, në moshën 86-vjeçare. Përfshirja nga Emiratet e Bashkuara Arabe në zonën e Kukësit daton që nga Lufta e Kosovës (1999). Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuan me shuma të mëdha parash, ndihma humanitare, ndërtuan një kamp refugjatësh shumë efikas për shqiptarët e Kosovës dhe një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës në Shqipërinë Veriore.

“Emiratet e Bashkuara Arabe financuan ndërtimin e një aeroporti i cili përfundoi në 2006 dhe pritej të punësonte më shumë se 200 njerëz, duke ndihmuar ekonominë lokale duke hapur më shumë mundësi turistike për rajonin. Në 2021 emri u ndryshua në Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut nga Kryeministri Edi Rama, për nder të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe”,-shkruhet në Google.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Zayed është një emër kuranor indirekt për djemtë që do të thotë “prosperitet”, “me bollëk”, “përparim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?