Zbulohet shkaku i helmimit të nxënësve në shkollën e Fierit

Zbardhet shkaku i helmimit në shkollën “Janaq Kilica”. Është një nxënës që është identifikuar dhe pritet të ndalohet nga policia, nga fshati Kurjan dhe dyshohet se është pikërisht ai që ka hedhur në të dyja rastet e helmimit, një spraj peper në klasë dhe në ambientet e shkollës.

Ky spraj ka shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve e lëkurës. Nxënësi në fjalë njihet si një nxënës problematik.

Ky është një spraj në formën e gazit lotsjellës që shkakton probleme të menjëhershme, veçanërisht në lëkurë e frymëmarrje. Dyshohet që nxënësi të ketë përdorur 4 spraj të tillë. Shqiptarja

SHKARKO APP