Zbulohet shkaku pse kryeministri i Spanjës bojkotoi samitin e BE-së në Tiranë
Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, i vetmi lider nga Bashkimi Europian që mungoi është kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.
Dyshohet se shkak për mungesën e tij është bërë biznesmeni i njohur, Amant Josifi. Ndaj tij ka një urdhër arresti nga Spanja, por jo nga Shqipëria. Ndonëse u bë një operacion i madh ndaj disa Call-Center-ave në Shqipëri për mashtrim dhe pati disa arrestime, emri i Josifit nuk figuronte në raportet e policisë shqiptare, ndryshe nga policia spanjolle.
Por e vërteta është tjetër gjë. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, Sanchez ka shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte sot në Shqipëri,kjo për shkak se në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës, një ditë shumë e rëndësishme për historinë e Spanjës.
”Kjo nuk e mpak në asnjë mënyrë përkushtimin e Spanjës dhe timin personal mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim sa herë të paraqitet rasti. Një përqafim të fortë”, thuhet në letrën e Kryeministrit të Spanjës për Ramën.