Zbulohet skema si paguhej prokurori Sota për të shpëtuar bandën nga drejtësia

Zbardhen pjesë nga dosja e operacionit “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Në dosje sqarohet edhe përfshirja e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota në këtë çështje. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari (Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin.

Këtu del dhe roli i prokurorit Sota i cili gjithashtu merrte para për të ndihmuar anëtarët e grupit që do të duhej të përballeshin me agjencitë ligjzbatuese për shkak të aktivitetit të tyre kriminal.

Fragment nga dosja

Bashkëpunetori i drejtësisë ka deklaruar se prokurori Maksim ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan DUCELLARI dhe Ilirjan DUÇELLARI (Lani ). Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Donial Drolli, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan DUCELLARIZAIMI (Lani ) kishte lidhje edhe me prokurorin Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan DUCELLARI (Lani ), ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA. Marrë nga /A2 Cnn/

SHKARKO APP