Zbulohet sms-ja e Ramës për Ballukun para ndryshimeve në qeveri

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu thotë se pak momente para se kryeministri Edi Rama të lexonte emrat me ndryshime në qeveri, mësohet se ka deklaruar: “Pavarësisht karakterit të saj të fortë, doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku për punët e saj si ministre apo edhe angazhimet politike është e zorshme të zëvendësohet”.

”Pak momente para se Edi Rama të lexonte emrat, një burim nga mbledhja më thotë se ka bërë një koment për Belinda Ballukun, përpara ministrave dhe grupit parlamentar, se: “Pavarësisht karakterit të saj të fortë, doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku për punët e saj si ministre apo edhe angazhimet politike është e zorshme të zëvendësohet”.

Në korridoret e PS përflitej Ervin Demo dhe Delina Brahimi, por asnjërit prej tyre nuk i është besuar ky post që e mori Albana Koçiu. Edi Rama e qartësoi pozicionin e tij në fjalën hapëse të kësaj mbledhjeje, ku tha se do të presë raportin që po harton Ulsi Manja dhe më pas e bëri të qartë se do të ketë një qëndrim në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti kur Edi Rama ka njoftuar emrat ka qenë pa praninë e mediave, nuk kanë dalë foto apo pamje filmike. Sa i përket zonjës Spiropali, Rama dha një lloj paralajmërimi, ku ishte i pakënaqur për strukturën e Ministrisë së Jashtme’‘,-u shpreh Veliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?