Zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, do të kushtonte 114 mln euro

Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it – agjencia gjermane për zhvillim – mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.

Studimi në fjalë, i hartuar nga ekspertët e GIZ-it dhe SUTI (Sustainable Urban Transport in Tirana), me mbështetjen e qeverisë gjermane, thekson se skema e transportit publik falas nuk ka gjasa të jetë zgjidhje optimale për realizimin e një transporti të qëndrueshëm në Tiranë.

Sipas tij, kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata theksojnë se transporti publik falas nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në mobilitetin në qytet, duke sjellë në vëmendje rastin e Tallinit, ku pasi transporti u bë falas, vetëm 3% e qytetarëve lanë makinat e tyre private.

Studimi sugjeron që, në fakt, transporti publik në Tiranë ka nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke shtuar kapacitetet, rinovimin e flotës, shtimin e rrjetit dhe përmirësim të shërbimit ndaj klientit. Gjithashtu, ekspertë gjermanë shprehen: “Skema e transportit publik falas nuk duhet të financohet nga fonde që vijnë nga projekte të tjera”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?