Zbulohet “truri” i bandës shqiptare “Shqiponja e Zezë” që mbushi me kokainë Romën
Mediet italiane raportojnë se “koka” e bandes kriminale ku u arestuan 17 persona ishte shqiptari Lulzim Daiu. Sipas mediave fqinj përgjegjësi për drejtimin dhe organizimin e importeve, koordinimin e marrëdhënieve midis transportuesve të drogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen në Itali ishte shqiptari Lulzim Daiu.
Policia italiane arrestoi 17 anëtarë të bandës shqiptare, e cila trafikonte kokainë nga holanda drejt kryeqytetit të Italisë, Romës. Në këtë operacion, janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë. Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës.
Arrestimet e tyre u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar nga policia e Romës në bashkëpunim me Antimafian italiane. Hetimet vijojnë ende.
/M.Noka- Koha Jone/