Zë kritik brenda PS-së, Erion Braçe: Të jesh ushtar është bërë kulturë
Opozita e vërtetë e qeverisë është brenda PS-së. Erion Braçe është një nga deputetët më të zëshëm nga radhët e shumicës qeverisëse, por edhe të Parlamentit të tërësi. Ai tregon pse ka zgjedhur ka zgjedhur të ngrejë zërin për qytetarët edhe pse një model sjellje tjetër mund t’i sillte më shumë përfitime.
“Ka në parlament edhe deputetë që bëjnë sehir, që nuk flasin kurrë. Ka edhe nga deputetët që nuk ekspozohen fort në seancë plenare, por ekspozohen në komisione parlamentare, në Grup Parlamentar. Ndonjëherë edhe vetë salla krijon mungesë dëshire për të folur. Mund të rrish aty në një kënd dhe ta kesh mirë me të gjithë. Ky është një status që në parlament ka fituar qytetari. Ta kesh mirë me të gjithë. Por kur e ke mirë më të gjithë, detyrimisht nuk e ke mirë më ata që të kanë zgjedhur”,-u shpreh Braçe për ”A2cnn”.
Deputeti socialist thekson edhe se ai ka zgjedhur të ngrejë zërin dhe të jetë një figurë kritike brenda partisë së tij, pavarësisht se siç u shpreh ai, “të jesh ushtar, është një qasje që të siguron një mandat të dytë apo edhe të tretë. Është mbivendosur në Parlament historia e qengjit që pi në dy nëna. Por unë nuk e bëj dot”.