Zëdhënësja e OFL me syze, Breçani: Kjo ka thyer dhe rregulloren e brendshme të policisë

Pak ditë më parë u zbulua dhe identiteti i zëdhënëses së OFL-së që dilte me syze. Ajo quhet Eljes Breca, e diplomuar për psikologji dhe prej një viti ajo është pjesë e departamentit të marrëdhënieve me publikun të Operacionit Forca e Ligjit.

Emisioni Opinion edhe këtë të enjte ka trajtuar sërish aksionin Anti-KÇK, ndërsa të ftuarit në panel kanë folur edhe për daljen e zëdhënëses me syze.

Lorenc Vangjeli: Kryeministri ynë, bëri dhe një sprovë prej aktori. Ai ka qenë prej 30 vitesh ai është në rol. Luan rolin e tij, ka luajtur rolin që i ka shkruar të tjerët. Tani shkruan edhe skenarë. Kjo nuk thotë asgjë, e mbani mend rrotën e famshme të Piro Manit. Po merreni me këtë gjë dhe po harroni thelbin. Kjo është pjesë e një beteje, betejës për publikun. Nga e hëna qytetarët shqiptarë janë të bindur që fshinji i tyre i pasur, njeriu që ngjiste një makinë 150 mijë euro sot e shikojnë si subjekt të këtij ligji.

Mark Marku: Që të fsheh zëdhënësi, fytyrën është anti-propagandë. Nëse zëdhënësja ka frikë të rpaortojë për operacionin atëherë si duhet të ndihem unë si qytetar që flas për krimin.

Erzen Brecani: Janë dy forca që lejohen të mbajnë maskë, RENEA dhe Forcat Operacionale. Në rastin konkret kjo ka thyer dhe rregulloren e brendshme të policisë. Ka një zëdhënëse për shtypin.

Artan Hoxha: Kjo është futur kastile që mileti të merret me këtë. Unë prisja që kjo të thoshte emrat e Ramës, Berishës, Metës etj… Këtë priste opinioni publik.

SHKARKO APP