Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, publikon videon: Rama kopjon Bashën

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaron se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë alternativë për t’i ofruar shqiptarëve në këtë tentativë të tij për të marrë mandatin e tretë qeverisës.

Teksa publikon në rrjetet sociale dhe një video nga deklaratat e kryedemokratit , Zhupa thekson Edi Rama po kopjon Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e planit tonë për ringritjen e ekonomisë, me parimin bazë: paratë duhet të jenë në xhepat e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve dhe oligarkëve. Ndërsa Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.

Game Over 👎🏻 në 25 prill, për propagandën e Ramës!”, deklaron Ina Zhupa.

https://www.facebook.com/UETUET2/posts/4217935568233173

 

SHKARKO APP