Zëdhënësja e PD sulmon Veliajn: Mburret me punët e Bashës. Tirana kryeqyteti më i ndotur në Europë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa akuzoi këtë të fundit se mburret me punët e Lulzim Bashës. Përmes një reagimi, zëdhënësja e PD-së thekson se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë.

REAGIMI I ZHUPËS
Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilësinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankës Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.
Studimi që media të caktuara për qëllime propagandiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren, është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi nuk është renditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara, por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.
Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!
Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Cdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?