Zef Hila takon krejt spektrin opozitar
Aktualitet E Mërkurë, 19 Prill 2023 18:03
Zef Hila, kandidati për bashkinë e Vaut të Dejës, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka takuar sot krejt forcat e koalicionit. Pas takimit Zef Hila shkruan në profilin e tij në facebook: “Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, në të gjithë Bashkinë Vau Dejës, me partitë aleate dhe të gjithë bashkëpunëtorët që i janë bashkuar koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në rrugëtimin tonë drejt fitores së përbashkët, për t’i kthyer shpresën banorëve të Bashkisë Vau Dejës!
Gjatë këtij takimi, prezantuam programin tonë, për 4 vitet e ardhshme me ndërhyrje konkrete, por mbi të gjitha me investime, që prekin jetën e gjithësecilit në të gjitha njësitë, administrative, në Vau Dejës, Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Temal dhe Shllak.
Ju garantoj se taksat e qytetarëve, do të shkojnë në shërbim të tyre dhe ky është premtimi im përpara të gjithë banorëve!’- përfundon mesazhin e e tij Zef Hila.
Të gjitha sondazhet e nxjerrin Hilën fitues në bashkinë e Vaut të Dejës.

KOHA JONË SONDAZH