Zef Mazi: Mesazhi im si diplomat shqiptar nga Vjena
Viti 1997 vijon të ketë formën e një traume psikologjike në trurin e shqiptarit të sotëm. Kur duam të krahasojmë diçka negative me një datë konkrete themi “si në ’97”. Zef Mazi, ambasadori dhe diplomati i vjetër ka dhënë një intervistë për shtypin shqiptar pikërisht në verën e nxehtë të atij viti, kur shërbente si ambasador i Shqipërisë në OSBE.
Me dashamirësi zoti Mazi na dërgoi këtë intervistë-retrospektivë për të kuptuar sesa aktuale dhe të kohës janë ato që thuhen në këtë material.
Nga Vjena, Zef Mazi, Ambasador i Shqipërisë në OSBE
Idea për të shkruar dicka mbi temën që prek ky titull më erdhi pas shumë e shumë javësh debatesh, diskutimesh, konsultimesh, rrahje mendimesh (në mbledhje dhe jashtë tyre) në OSBE, si dhe lajmesh, komentesh, artikujsh, qëndrimesh, deklaratash, akuzash dhe kundërakuzash që vijnë nga Shqipëria, etj., në numër të madh dhe me shumë ngjyra, sa të duket jo e lehtë për njeriun e thjeshtë, për teknikun dhe politikanin e formuar, të gjejë orientimin e saktë ose, më mirë, atë që është më e mira të bëhet.
Si pjesëmarrës direkt, kontribues dhe konsumues i shërbimit diplomatik, pra edhe i marrëdhënieve ndërkombëtare që lidhen ngushtë me të, ndjehet nevoja e një lloj studmi të përgjithshëm objektiv të kushteve aktuale në këtë pjesë të botës ku ndodhemi edhe ne. Nëse do të arrijmë të ecim, sic thuhet jo rrallë, në drejtimin e duhur, detyrimet që rrjedhin nga qytetaria e shekullit 20 dhe, aq shumë, të shekullit 21, do të shtrihen gjithmonë e më tepër përtej politikës nacionale. Obligimet politike, të cilat në objektivat e tyre janë, në një mënyrë, të pashmangshme edhe ndërkombëtare, mund të plotësohen në mënyrë të kënaqëshme vetëm mbi bazën e njohurive sa më të gjëra.
* * *
Shqipëria e pasluftës dhe pas komunizmit është një rast sa interesant në vetvete, aq edhe tipik i kontinentit të vjetër, në të cilin gjeografia e ka vendosur jo aq skajshëm, ndërsa gjeo-politika jo aq në qendër sa duam të mendojmë. Për të bërë një studim të natyrës që përmendëm më lart, dy gjëra do të ishin të nevojshme: njohuria e gjerë e sa më shumë elementëve, dhe qetësia, pa të cilën zor se mund të përshkruhen me saktësi, drejtësi dhe me një sens largpamësie një skemë që është vazhdimisht në lëvizje. Asnjerën prej tyre nuk kemi mundur t’i kemi në dorë në masën e duhur. Megjithatë, përpjekjet për një objektiv të tillë nuk do të ndërpriten.
Në këtë shkrim, do të pëtrpiqemi të japim një mesazh përmes krahasueshmërisë. Gjithmonë duhet të egzistojë një pikë referimi, një pikë krahasimi, një vend ku situatat mund të kenë pasur evulime, zhvillime dhe trazira të një natyre që nuk është keq të njihen nga lexuesi yne. Ai le të bëjë krahasimin dhe të nxjerrë konkluzionet.
Rasti i Austrisë së dikurshme ndoshta mund t’i shërbente këtij qëllimi, prandaj edhe zgjodhëm atë, për të bërë vetëm një prekje të shkurtër të disa aspekteve e problemeve që përballoi Austria në një kohë të caktuar, por me rëndësi jetike për të. Të analizosh sot ato kohëra – situata midis dy luftrave botërore, ardhja e fashizmit dhe pushtijmet e tij, etj., kur ndodhemi në një situatë krejt tjetër, kur janë krijuar sa e sa forume botërore dhe rajonale të bashkëpunimit ndërkombëtar, të paqes, të sigurisë, apo të mbrojtjes kolektive, kur ka filluar provesi i zgjerimit të NATOs dhe ai i BE-së, kur proceset integruese janë prioritare kudo, etj.,dikujt mund t’i duket lëvizje disi paradoksale. Por paradoksale janë edhe të gjitha gjërat që ndodhin në dhe përreth Shqipërisë sot, pasi ato ngjajnë me ndodhitë e kohërave që po përpiqemi të analizojmë në këtrë shkrim. Sot, kur të gjithë bëjnë cmos të rrisin intensitetin integrues, te ne duket sikur bie mbi vend edhe perdja e rrezikut të dizintegrimit. Gabimet e tua dhe të të tjerëve duhet të bëhen mësime, dhe ata që nuk mësojnë, rrezikojnë t’i përsërisin ato.
Koncepti popullor i një Evrope të ndarë ë dysh me Perden e Hekurt nuk linte hapsirë për pozicionin e Austrisë. Nga njera anë e Perdes sihin Gjermania Lindore dhe shtete satelitore sovjetike, me Berlinin, që heroikisht ruante izolaturën e tij dhe besimin tek e ardhmja. Nga ana tjetër ishin vendet e Evropës Perëndimore, përfshirë edhe Jugosllavinë, në skaj të së cilës ishte Shqipëria e cuditëshme, si më vete, si “stropjo”, si një anomali e padëmshme, e cila ishte lënë e izoluar buzë Adriatikut nga zënka e Titos me Rusinë. Austria ishte nën pushtimin e Katër Fuqive, megjithëse kishte një qeveri të sajën qëndrore federative, ajo nuk hynte asgjëkundi, as edhe në këtë model tepër të thjeshtëzuar. Zona ruse e Austrisë nuk ishte prapa perdes si Gjerania Lindore, por problemi ishte se ajo nuk mund të përfshihej as në Evropën Perëndimore.
Disa miuaj pas rënies të Perandorisë së Habsburgëve vihej re një farë dyshimi, nëse Austria do të mund të mbijetonte ose jo dhe, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe politike, kishte disa arsye të forta që justifikonin faqen negative të këtij problemi.
Ekonomikisht shteti i ri përbëntë një fragment irracional, që do të përballej me vështirësi të mëdha të mundshme për të paguar rrugën që duhej të përshkonte. Sipërfaqja ishte sa një e teta e hapsirës së Perandorisë të vjetër dhe popullsia më pak se një e shtata. Vendi kishte humbur në favor të shteteve pasuese që dolën nga Peërandoria burimet kryesore të furnizimit me produkte ushqimore si dhe qymyrin, që ishte jetik për industrinë. Katër të pestat e nevojave për grurë dhe, dicka midis dy të tritave dhe tre të katërtave të qymyurit, duhej importuar. Nuk është për t’u habitur që, në atë situatë, më 1922, Austrisë iu desh të bënte thirrje për ndihma financiare nga jashtë dhe të pranonte supervizionin e një Komisioneri të Lidhjes të Kombeve. Megjithatë, Vjena mbeti, me dy milion banorë, një qytet i madh perandorak, por që kishte humbur raison d’etre-n e tij.
Politikisht, shtatë milion austriakët gjermanisht-folës nuk donin atëherë që të formonin një shtet të pavarur. Perandoria Austro-hungareze ishte shembur, ishte shpërbërë, si pasojë e dëshirës së ndryshme të popujve për t’u vetëqeverisur. Shumica dërrmuese e austriakëve, të cilëve nuk u pëlqente arroganca prusiane ndërkohë që e ndjenin veten gjermanë, për shumë arsye, ishte në favor të Anschluss-it, ose bashkimit me Gjermaninë, pavarësisht se c’krahu i përkisnin, të majtëve apo të djathtëve.
Shumë gjëra ndodhin ndërkohë: emri i parë i shtetit që mbeti nga nga Habsburgët ishte jo Austria, por Austria-Gjermane; deklarata e Kancelarit të parë të Austrisë, Rener, ish- socialist, për Federatën e Lirë të popujve të Danubit nën Habsburgët ishte kthyer në favor të Anschluss-it nga presioni i ngjarjeve; mbledhja e Asamblesë Provizore që miratoi një ligj kushtetues sipas të cilit “Austria është pjesë thelbësore e Republikës Gjermane”; konfirmimi i saj nga një Asamble Kombëtare Kushtetuese; takimi i të ngarkuarit me Punët e Jashtme, O. Bauer, me ministrin e jashtëm gjerman për të caktuar mënyrën e inkorporimit në Republikën gjermane; plebishiti në Salzburg dhe në Tirol që, me shumicë dërrmuese, votuan për Anschluss-in, etj.
Megjithatë, Traktati i San Zhermenit (Treaty of Saint-Germain-en-Laye) përcaktoi Austrinë si shtet të pavarur dhe parandaloi cdo modifikim të pavarësisë pa miratimin e Lidhjes të Kombeve. Por, përvec dobësive bazë, Republikës Austriake i mungonin kushtet që kërkoheshin dhe duheshin për të patur një qeveri të suksesëshme demokratike.
Parakusht për një demokraci të shëndoshë është ndjenja për qëllimin e përbashkët. Rivaliteti partiak është thelbësor për një system demokratik, por ai duhet të ndodhë dhe të zhvillohet brenda kuadrit të luajalitetit të shtetit. Ndërsa, në përgjithësi, në Republikën e Parë Austriake, ndjenja apo përkatësia partiake, ishte më e fortë se patriotizmi, cka nuk i kushtoi pak atij shtetit dhe populli. Nga dy partitë e mëdha, Social Demokratët, ndonëse ishin majtistë të moderuar, besonin në karakterin ndërkombëtar të socializmit, ndërsa Kristian Socialistët ishin në masë të madhe katolikë dhe tradiocionalistë në simpatitë e tyre, shumë prej të cilëve me anime monarkiste. Të dyja këto forca politike kishin tendencë të qartë t’i kushtonin më shumë rëndësi realizmit të idealeve të tyre politike sesa të vendosnin një qeveri efektive që duhej për shtetin e ri të përbashkët.
Asnjera nga këto palë nuk mund të përshkruhej si eksperte në praktikën demokratike. Kushtetuta e miratuar prej tyre (1922) ishte në vetvete një “handicap”, pasi ajo u përpilua nga një qeveri koalicioni në të cilën, mendimet mjaft të ndryshme dhe dyshimet e ndërsjellta midis dy partive nuk mund të ofronin as qartësi dhe as thjeshtësi strukturash. Prandaj, problemet jashtëzakonisht të mëha politike dhe ekonomike duhej të trajtoheshin dhe, mundësisht, të zgjidheshin nga një radhë qeverish të dobëta; prandaj edhe bizotëroi një gjendje kronike instabiliteti. Nuk mund të thuash as se u bënë reforma reale në atë periudhë.
Situata në Republikën e re kërkonte në fakt përqëndrimin e forcave politike, ndërsa ndjenjat dhe përkatësia partiake ishin të tilla që cuan na rënie qeverish dhe, për pasojë, në një periudhë të ashpër konfliktesh të pakonpromis, duke bëtrë të dështonin edhe ato pak përpjekje që vinin nga segmente të njerës apo tjetrës palë për të ripërtërirë bashkëpunimin.
Papjekuria demokratike e Republikës dukej qartë nga metodologjia politike që përdorej nga partitë. Social-demokratët në fillim u përpoqën të vinin nën kontroll ushtrinë zyrtare. Kur kjo përpjekje dështoi, të dy partitë organizuan ushtritë e tyre private, pra, armatosën njerëzit, simpatizantët e tyre. Kjo tregon se, si mjet i fundit, ata ishin të përgatitur edhe për të përdorur forcën, por edhe argumentin, apo arsyen. Në këtë periudhe u zhvilluar ai zakon i keq për të përdorur demonstratat masive për qëllime politike, që është një teknikë jodemnokratike, pasi ajo thjesht i bën thirrje emocioineve, sugjestionimit të masës, dhe jo arsyes. Këto metoda cuan deri në suspendimin e Parlamentit nga Qeveria e Dolfus-it, cka rreshqiti vendin në luftë civile. Vendimi i ashpër dhe krejt i gabuar i Qeverisë për t’i kthyer grykat popullit të saj ndoshta mund të kish ndaluar konfliktet apo vuajtjet, por ajo ishte tradhëtia me e madhe ndaj demokracisë, që asnjë lloj konsiderate emergjence nuk mund ta justifikojë.
Më pas erdhi pushtimi fashist i vendit që bëri fakt të kryer Anschluss-in, për cka partitë politikevnuk hezituan të akuzojnë njera-tjetrën se kishin përgatitur terrenin për këtë tragjedi.
Kalimi i gjithë atyre viteve, përshtjellimet jo të vogla në jetën e brendëshme, kishin sjellë padyshim një ndryshim të konsiderueshëm në qëndrimin e austriakëve ndaj bashkimit me Gjermaninë. Te njerëzit ishte zhvilluar një ndjenjë krenarie për arritjet e tyre, Te ata lexohej qartë shpresa tek e ardhmja.
Pa hyrë në disa probleme jo të vogla në fushën ekonomke, që ishin reultat edhe i trashëgimisë dhe ndërgjegjes të masës së gjerë, në fushën politike, arritja me e rëndësishme ishte ajo në legjislacionin social. Përmirësimet në këtë fushë i dhanë Republikës së re dicka për t’u krenuar, që lidhej më shumë me kohën kur u bënë ato përmirësime sesa me të kaluarën e lavdishme të saj, Ajo orientoi shikimin te e ardhmja, prandaj edhe rëndësia e saj rritej ndjeshëm. Pikërisht në këtë moment ndodhi ngjarja e rëndësishme – thirrja për ndihmë financiare drejtuar Aleatëve nga Kancelari Kristian-demokrat, Monsinjo Sejpel. Ky akt u shoqerua me caktimin e një Komisioneri të Lidhjes të Kombeve dhe me akuzat për tradhëti nga ana e oponentëve të Kancelarit. Ai hapi, në të njëjtën kohë, edhe një precedent të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar: ai tregoi se ishte e mundur të kombinohej patriotizmi me praninë e kontrollit ndërkombëtar, që ishte një novacion me rëndësi të madhe për një shtet të vogël si Austria.
Pati edhe shumë fusha të tjera që u kombinuan dhe u përdorën me sukses dhe që sollën një rritje të mëtejshme të krenarisë dhe entuziazmit të njerëzve, sic ishin, ndër të tjera, sukseset në fushën e sportit, ato të Operas Shtetërore të Vjenës, Festivali i Salzburgut, etj. Rëndësi të madhe pati në atë kohë zhvillimi i njëkohshëm i patriotizmit austriak dhe i sensit të identitetit të shtetit të Austrisë. Të dyja së bashku përbënë atë shprehje fisnike të besimit patriotik. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte ai që ndodhi te populli austriak, i cili kishte fituar gjithë vullnetin e nevojshëm për pavarësi, duke pasë mësuar shumë nga përvojat dhe dështimet politike.
Pas clirimit të Austrisë nga ushtritë aleate dhe formimit të Republikës së Dytë, sfidat e problemeve të pasluftës ishin krejt të ndryshme nga ato të kohës kur u formula Republika e Parë (1918) dhe që lidheshin me ekzistencën e tij. Përsëri, në kushtet e atëherëshme, kur vështirësitë ishin jashtëzakonisht të mëdha në të gjithë drejtimet, përfshirë edhe atë të vazhdimësisë administrative, Republikës Austriake iu desh të vërtetonte se ajo ishte një shtet që muynd të mbijetonte, një shtet i aftë për qeverisje të suksesëshme demokratike. Për të përballuar me sukses detyrat e tij, populli austriak pati dy avantazhe në atë kohë: ai pati objektiva të qarta të përbashkëta dhe pati besim te e ardhmja e vendit të tij.
Në këto kushte, Austria përcaktoi kthesën e saj perëndimore me vepra të besueshme. Vetë populli austriak ishte i bindur se roli i tij i mirëfilltë në Evropë ishte të ndërmjetësonte ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, pasi ajo ndodhej bash në atë pikëtakim. Ky besim bazohej në konsiderata historike, patriotike, ekonomike dhe diplomatike.
Dominimet e Habsburgëve nuk mund të mbaheshin bashkë, përvecse një politike pajtimi, përmes një politike tolerante dhe kompromisi, të zbatuar në praktikë. Vetëpajtimi, që për sundimtarët ishte një mjet për të realizuar qëllimin strikt dinastik, u përvetësua nga njerëzit si zakon dhe si ideal. Besimi i populloit austriak te pajtimi u rrit ndjeshëm nga ngjarjet midis dy luftrave botërore, ku nacionizmi i pakompromis coi në katastrofën botërore.
Austriakët kanë një sens të lartë historie dhe tradite. Ndonëse lidhjet e tyre kulturore janë me Perëndimin, ata kurrë nuk e kanë humbur sensin e afrimitetit me shtete pasuese. Të dyja partitë e mëdha politike në Austri patën përcaktuar si qëllim t’u shërbejnë idealeve të mëdha dhe patën predikuar rolin e mediatorit dhe të pajtuesit për vendin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe diplomatikisht, Austria ështrë e vendosur mjaft mirë për të qenë në rol pajtuesi. Si madhësia, ashtu edhe pozita e ekspouar e saj, kanë cuar në të njëjtin konkluzion. Cfarëdolloj peshe që ajo të vendoste pa kujdes në njerën anë do të ishte e pamjaftueshme për të parandaluar armiqësitë. Në cdo përplasje Lindje-Perëndim ajo do të ishte e para që do të vuante.
Megjithë pakënaqësitë e mëdha që u shkaktuan në Austri nga qëndrimet dhe politika sovjetike që nga koha e luftës deri në nënshkrimin e Traktatit të Shtetit në 1955, qeveria austriake u tregua jashtëzakonisht e durueshme dhe e kujdesëshme në pozicionimet e saj, duke evituar mbajtjen e anëve. Ankesat publike kundër elementit sovjetik në asnjë rast nuk shpreheshin vecse me terma të përgjithshëm, që mund të merreshin se i drejtoheshin cilësdo prej fuqive pushtuese.
Me kalimin e viteve, zhvillimet tepër të reëndësishme në gjithë situatën ndërkombëtare patën efektin e tyre kudo, u krijuan aleancat ushtarake dhe Evropa u nda në dy grupe rivale, që ishte edhe pasojë jo e qëllimshme e ofertës për Planin Marshall. Shtetarët austriakë, në mënyrë të përsëritur, kanë deklaruar se vendi i tyre nuk do të ketë synime të futet në ndonjë aleancë ushtarake as para dhe as pas nënshkrimit të Traktatit të Shtetit, por do të ruante një politikë neutraliteti dhe pajtuese. Kjo u shoqërua me një veprimtari tepër intensive vizitash, takimesh, konsultimi dhe bashkëpunimi me vendet e mëdha perëndimore, dhe vizitat e Kancelarit Figl në Angli, SHBA dhe Francë ishin mobilizimi më i mirë i saj që Austria po kthehej nga Perëndimi. Megjithatë, gjatë vizitës në SHBA, Figl deklaroi se ai do të ishte i gatshëm të shkonte edhe në Moskë nëse do të ftohej.
Ndërkohë që mund të ishte e detyruar të merrte edhe anë, u bë shumë kujdes që, në dukje, cdo gjë të jetë normale, pavarësisht nga simpatitë. Megjithatë, njerëzit që mendojnë dhe që hedhin shikimin larg tek e ardhmja e vendit të tyre, duke mos harruar sfondin e gjerë të historisë të kaluar, ndoshta vazhdonin të mendonin se ishte më mirë që lidhjet t’i mbajnë në dy drejtime. Eshtë interesant të shikosh sesi, disa konsiderata politike dhe ekonomike të një kohe, në disa raste, janë të vlefshme edhe sot. Por në atë vend egziston një aftësi jo e vogël për të harruar dhe për të falur. Nuk u deshën shumë vite kur shteti që po konsiderojmë përkitazi arriti arriti të luante rolin e tij tradicional. Dhe austriakët nuk i harrrojnë fjalët e njerit prej politikanëve të mencur që i ka drejtuar për disa vite me radhe, Dr. Gleisner, i cili ka arritur të sintetizojë mendimin e tyre dhe t’ia transmetojë botës: “Eshtë vullneti i popullit sa saj që Austria nuk duhet të lëshojë sfida, por ftesa, ajo duhet të jetë një pikë takimi, jo një vijë ndarëse, ajo duhet të jetë bastion i këerkujt dhe ura e gjithëkujt”.
Kështu, ai shtet i vogël, përmes një politike të mencur dhe punës së drejtuesve largpamës, rimori rolin e saj në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në vitet e pasluftësm ndjenja patriotike shënoi rritje të ndjeshme, po kështu edhe ndërgjegjësimi i Austrisë për identitetin e saj si shtet. Një kontribut i madh për zhvillimin e ndërgjegjes shtetërore dha edhe lufta për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Austriakët, për herë të parë që nga formimi i Republikës, ishin në gjendje të bënin vetë planet e tyre ekonomike me besim të plotë se ato do të jetonin në një shtet që është në gjëndje të mbijetojë.
Gazeta Shqiptare, 25 korrik 1997