Zef Shtjefni: Qeveria po e trajton biznesin si si lopë që i duhet marrë çdo pikë qumeshti, por edhe mishi e lëkura!

Nga Zef Shtjefni

Dje ishim në këtë takim me KM me shumë kolegë të biznesit. Dëgjuam, por nuk na dëgjoi njeri. Qeveria ka hall që bizneset të deklarojnë çdo lloj page e shpërblimi që biznesi bën ndaj punonjësve të vet. Biznesi e ka dëgjuar me thirrjen e parë Qeverinë për rritjen e nivelit të pagave, sepse vetë ajo tha se ka inkasuar 20% më shumë taksa mbi pagat pas kësaj thirrje. Shkaku i këtij aksioni sipas Ministreve përkatëse ishte dekospirimi i pagava të larta të disa analistëve e gjithollogeve, të cilët jo vetëm paguhen kot me paga marramandëse, por as taksa mbi to nuk paguajnë. Nga kjo është marrë shkas t’i sulen gjithë biznesit.

Nga ky takim biznesi doli i zhgënjyr. Pse?
-Së pari Qeveria nuk ka pse ben asnjë lloj presioni mbi biznesin, por të kunsultohet me të deri ku është mundësia e rritjes së pagave dhe më pas pagat të taksohen sipas niveleve. Kjo sanksionohet në ligj e zbatohet, ndaj presioni është i pavënd.
-Biznesi kërkon të hetohen e taksohen të gjithë pasuritë zyrtarëve, gjithollogëve, prokurorëve e gjyqtarëve të hequr e atyre në detyrë dhe jo të vijohet me potere politike kot pa bërë asgjë.
-Biznesi i mesëm e quan të padrejtë mostatimin e biznesit të vogël. Ligji është i barabartë për të gjithë. Mos tatimi i një shumice të tillë të madhe përkthehet humbje për buxhetin dhe në populizëm dhe blerje të votave të tyre.
-Biznesi sot ka si plagë kryesore largimin e fuqisë së kualifikuar punëtore jashtë dhe po bën çmundet të rrisë pagat për të frenuar fenomenin, edhe pa kujtesën e Qeverisë.
-Shumë biznese sot janë duke luftuar me mbijetesën dhe u zhgënjyen pse KM nuk i dëgjoi për hallet e mëdha që ata kanë për:
.Rritjen e papërballueshme të energjisë.
.Humbjen e tregut me Kosovën si pasojë e rritjes së energjisë,taksave rrugore e doganale.
.Pengesat ligjore për vëndosjen e fotovoltaikëve.
.Shkallëm e lartë të korrupsionit në administatë, prokurori e gjykata.
.Kaosin ose mungesën e shërbimeve me internet dhe heqjen e parakohshme të disa sportekeve.
.Rritjen galopante të burokracive për leje e licensa të ndryshme.
.Biznesi paguan taksa për pensionet e punonjësve dhe sig.shëndetësore.Por punonjësit tane as me kartë shëndeti nuk janë pajisur nga Ins.Sig.Shendetësore,pa folur për faktin se asnjë mjek nuk prek me dorë një punonjës po nuk e pagove nën dorë.
.Lehtësimin e kreditimit nga bankat etj.,etj.
Biznesi ka shumë halle dhe mosdëgjimi i tij është gabimi rëndë i çdo qeverie. Trajtimi i biznesit si lopë që i duhet marrë çdo pikë qumeshti, por njëherazi edhe mishi e lëkura, e mbyt atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?