Zekthi: Edi Rama e di që do humbasë keqazi. PS-ja është një parti e kalbëzuar plotësisht
Pak orë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, analisti dhe politologu Fitim Zekthi, i ftuar në RTV Ora përballëë gazetares Beti Njuma, është shprehur se, fjalimi i tij tregon se PS është një parti tashmë totalisht e kalbëzuar.
Sipas Zekthit, “pas tetë vitesh gjëja e vetme që bën një qeveri është bilanci”.
Fitim Zekthi: “Ajo që do të thoja për Asamblenë, një sy i vëmendshëm do të kuptonte se ajo është një parti e kalbëzuar plotësisht. Nëse ke tetë vite në pushtet dhe pas tetë vjetësh ti ende merresh me opozitën, do të thotë që kalbja është shumë e thellë e shumë e madhe. Pas tetë vitesh gjëja e vetme që bën një qeveri është bilanci. Dilet para njerëzve me një bilanc dhe asgjë tjetër dhe jepet llogari për çdo gjë të shkuar keq”.
Në Shqipërinë që jetojmë, në Shqipërinë që njohim të gjithë gjërat kanë shkuar keq e më keq në të gjitha aspektet e jetës së vendit, në ekonomi, në rend, në arsim, në shëndetësi… Unë nuk di a ka një fushë të vendit ku themi se ecën mire?!.
Beti Njuma: “Çfarë shikon një kryeministër kur thotë ne jemi e mira më e madhe?“
Fitim Zekthi: “Nuk shikon asgjë. Ai shikon vetëm propagandën e tij. Ai e thotë atë gjë se po ta përsëris e përsëris mund të mbesë diçka në kokën e njerëzve. Pra, ai ndjek atë sintagmën e vjetër të propagandas thuaje një gjë vazhdimisht, përsërite vazhdimisht se sido të jetë ajo, mund të bjerë tangent në kaptinat e njerëzve, mund të mos lejojë njerëzit të mendojnë vetë se çfarë është e vërteta por të mendojnë mbi termat që ti thua. Pra, ai përpiqet të bëjë këtë por nuk mundet ta bëjë. Që ta bëjë këtë gjë do duhej që në Shqipëri të mos qarkullonte asnjë lloj informacioni”
Beti Njuma: Pse është shndërruar Ilir Meta në makthin e Edi Ramës?
Fitim Zekthi: “Ka një sere arsyesh. Ai kërkon të bëjë retorikë dhe bën retorikë. Ai ka në fokus opozitën por është kapur tani te Meta sepse koalicioni i sotëm opozitar do ta mundë atë keqazi dhe përpiqet të “menaxhojë” koalicionin duke çmontuar diçka prej tij. Apo të nxjerrë nga koalicioni elementë të rëndësishëm nga koalicioni, siç është edhe LSI. Dhe ai mendon se LSI në thelb personifikohet te Meta. Këto janë llogaritë e Ramës, Duke thënë Meta, Meta, Meta, krimi, Meta ai mendon se shqiptarët do ta zhvlerësojnë plotësisht LSI-në dhe nuk do të jetë një faktor i rëndësishëm elektoral”.