Zekthi: Turp që për zgjedhjet e 6 marsit, demokratët thonë që mundëm njëri-tjetrin
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ende vijojnë të jetë temë diskutimesh. Analisti Fitim Zekthi, e quan turp faktin që demokratët thonë që mundëm njëri-tjetrin më 6 mars.
”Duhet të kuptojmë problemin, nëse problemi është Basha, kjo u zgjidh. Ka krizë se ka probleme me ideologjinë, me strukturat, me vlerat.
Është turp që 6 marsi është zgjedhje ku ne mundëm njëri-tjetrin. Është turp të thuash që i mundëm, e dëgjoj nga Grupi i Rithemelimit.
Nëse do duhet të bashkohemi, duhet të bashkohet 1shi me 2shin dhe 3shin. Partitë e djathta janë zemrat e demokracisë. Duhet të bëjmë aleancë me shqiptarët, dhe mos i nënshtrohemi krahut radikal”,-tha në ”Open”.