Zekthi: Zgjedhjet janë manipuluar, Rama ka çdo pushtet nën kontroll, SPAK po mbron korrupsionin
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Fitim Zekthi duke folur për shkarkimin e presidenti tha se ky parlament nuk mund të mblidhet për çështje të cilat cenojnë paqen sociale.
Zekthi u shpreh se kjo çështje do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe aty do të shihet nëse kjo gjykatë është nën kontrollin e Ramës.
Zekthi: Ky parlament ka kompetenca për gjëra të jashtëzakonshme për të vendosur në kush p.sh si lufta. Por ky parlament nuk mund të mblidhet për çështje të cilat cenojnë paqen sociale. Këta thonë se do të shkarkojnë presidentin për shkak të gjuhës që ai ka thënë. Në SHBA presidenti Trump tha që të mbrohet Amerika dhe njerëzit u futën në kongres, por Senati nuk e shkarkoi atë vetëm me fjalë. Duhet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ai të ketë ndërtuar ndonjë organizatë dhe veprime konkrete. Këta mund të bëjë çdo gjë, por kjo do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe aty do të shihet nëse kjo gjykatë është nën kontrollin e Ramës.
Ai theksoi se në vendin tonë janë manipuluar zgjedhjet se Rama kontrollon çdo pushtet, madje edhe krimin e organizuar.
Zekthi: Gjëja e parë e madhe që do kohë të kalojë, është fakti që shqiptarët të binden se zgjedhjet janë manipuluar. Në vendin tonë janë manipuluar zgjedhjet se Rama kontrollon çdo pushtet, madje edhe krimin e organizuar. Këtu marrin vota njerëz që nuk i njeh njeri dhe marrin më shumë vota se figura shumë të njohura. Janë rritur parti dhe kandidatë në mënyra të mëdha. Për mua SPAK do të jetë një gurë i rëndë në qafën e publikut se do të mbrojë qeveritë e korruptuar dhe zgjedhjet e tilla, sepse duket se është një zgjatim e një autokracie të stërzgjatur. Ka vende në botë që mbajnë zgjedhje, por vetëm me anë të riprodhimit të pushtetit autoritar. Prokuroria duhet të mbronte interesin e çdo individi.
Zekthi shtoi se qeveria po i bën aq hapur sa edhe në regjimin e Hoxhës nuk bëheshin në formë të tillë dhe se ndërtohet një rrjet njerëzish më spiunë dhe Rama u thotë se janë krenaria e tij.
Zekthi: Qeveria ka vënë nënë kontroll çdo gjë. Ne jemi aq larg se prodhohet aq shumë informacion dhe fjalë se nuk i kuptojmë më gjërat. SPAK-u e ka humbur kuptimin tashmë. Ministrja Balluku brenda një përkufizimi të një ministrie nuk ka kuptim se ajo merret me shpërndarja parash për vota. Unë mendoj se kemi arritur në një ikë, ashtu si në Mesjetë ku mbreti priste koka. Këtë qasje po kthen Rama se thotë që mund të na shkelë dhe të na vrasë. Se të dërgon 40 milionë euro njerëzve që jetojnë në çadra pak ditë para zgjedhjeve është një qasje e tillë. Gjërat po bëhen aq hapur sa edhe në regjimin e Hoxhës nuk bëheshin kështu. Këtu ashiqare ndërtohet një rrjet njerëzish më spiunë dhe Rama u thotë se janë krenaria e tij, dhe kërcënon popullin se ëhstë nën vëzhgim.