Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Na ndihmoni me stërvitjen e ushtarëve tanë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se gjatë një bisede telefonike ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për agresionin rus ndaj ukrainasve. Në një reagim në “X”, presidenti i Ukrainës çmon mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij.
“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike.
Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë.
Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”.
I spoke with Prime Minister @EdiRamaal to thank him for Albania's firm stance on Russian aggression against Ukraine and support for our country at the UNSC, as well as defense and political support.
The Albanian representative attended the fourth Peace Formula meeting in Davos.… pic.twitter.com/7GF2uoAQud
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 19, 2024