Zelensky flet nga zyra e tij: Çdo dy ditë thonë se kam ikur nga Ukraina, jam këtu!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi.

Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku – kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Këtu Ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.

Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka.

SHKARKO APP