Zelensky: I gatshëm për kompromis, por pa tradhtuar Ukrainën. Putin doli bllof me luftën bërthamore

Agresioni rus nuk po kursen as fëmijët. Sot forcat ruse bombarduan spitalin pediatrik në qytetin Moriupol, ku fëmijët u panë nën rrënojat. Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se është gati për kompromis me Rusinë, por kjo pa tradhtuar Ukrainën.

“Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Jam gati të ndërmarr hapa të caktuar. Kompromiset mund të arrihen, por këto nuk duhet të përfaqësojnë një tradhti ndaj vendit tim. Edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme për lëvizje, ndaj quhen kompromise. Vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”.

Ndalur tek sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, Zelensky theksoi se nëse do të ishin vërtet të ashpra, ofensiva do të kishte ndalur tashmë. Deklaratave të Perëndimit se nuk mund të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, Zelensky iu përgjigj duke kërkuar që t’i japin avionë luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore “me të cilat ne mund të sigurojmë qiejt tanë”. Për kërcënimin e njëe lufte bërthamore, presidenti Zelensky tha se është blof i Putin.

”Unë mendoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një bllof. Një gjë është të jesh vrasës, tjetër të bësh vetëvrasje. Përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin për të gjithë, jo vetëm për personin që i përdor ato. Kërcënimi i Putinit tregon një dobësi. Përdorimi i armëve bërthamore është kërcënim vetëm kur asgjë tjetër nuk funksionon”.

SHKARKO APP