Zelensky kërkoi anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, reagon Brukseli

Pas deklaratës së presidentit Zelensky se Ukraina duhet të ishte në BE, vjen reagimi i parë nga Burkseli. Zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte bërë një videomesazh në të cilën i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave të veçanta.

SHKARKO APP