Zelensky kërkon kundërpërgjigje perëndimore ndaj trupave koreano-veriore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi një përgjigje ndërkombëtare përballë viktimave të reja civile dhe vendosjes së mundshme të ushtarëve të Koresë së Veriut në anën ruse.

“Ukraina do të detyrohet të luftojë Korenë e Veriut në Evropë”, tha dje Zelensky në video-mesazhin e mbrëmjes.

Ai argumentoi se ”mungesa e veprimeve vendimtare nga partnerët e Ukrainës vetëm e motivon presidentin rus Vladimir Putin për terror të mëtejshëm”.

“Abstraksionet dhe fjalët nuk mjaftojnë. Duhen hapa konkrete”, theksoi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas kohët e fundit kërkoi një sërë masash të menjëhershme nga aleatët perëndimorë si pjesë e “planit të fitores”.

Hapat përfshijnë një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n dhe riarmatimin e Ukrainës me burime financiare perëndimore.

“Ne presim mbështetje më të fortë për Ukrainën”, tha Zelensky.

Kievi e ka mbrojtur veten kundër një pushtimi rus për më shumë se dy vjet e gjysmë me ndihmën e Perëndimit./ a.jor.

SHKARKO APP