Zelensky kërkon ndalim-fluturimin e avionëve rusë mbi Ukrainë! BE-SHBA: E pamundur, rrezik për shpërthimin e luftës së III Botërore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky i bëri thirrje NATO-s për të ndërhyrë në ndalimin fluturimet ruse mbi territorin ukrainas, por BE dhe SHBA nuk e mbështesin këtë kërkesë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë ndalimi i avionëve rusë mbi Ukrainë do të ishte e tepër nga NATO, dhe më shumë rrezik për përshkallëzimit e situatës dhe shpërthimin e luftës së tretë botërore.

“BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër kundër Ukrainës. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të kujdesshëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, por duke marrë parasysh se Rusia ka armë bërthamore dhe është shumë e rëndësishme të shmangim një luftë të tretë ndërkombëtare”, tha ai për CNN.

Kur se ambasadori i SHBA-së në BE, Julianne Smith, tha se ”NATO nuk po shqyrton mundësinë për ndërhyrjen e ndalim-fluturimit për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë”.

SHKARKO APP