Zelensky: Mbi 50 ndërtesa të dëmtuara nga sulmi rus, ka trupa nën rrënoja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se “më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan dhe u shkatërruan në Sloviansk, rajoni Donetsk për shkak të sulmit rus”.

Kjo u raportua nga UNIAN duke cituar video-mesazhin e zakonshëm të mbrëmjes nga udhëheqësi ukrainas.

“Në Sloviansk, në Donbass, një operacion kërkimi është duke u zhvilluar ende pas sulmit me raketa ruse që ndodhi dje. Ka informacione se ka ende trupa nën rrënojat e ndërtesave”, tha Zelensky duke shtuar se asnjë nga fajtorët e këtij sulmi nuk mund të falet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?