Zelensky: Putin shantazhon botën përmes centralit atomik

Guvernatori i Zaporizhias ka bërë thirrje për demilitarizimin e impiantit bërthamor të qytetit dhe ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për ta bërë një gjë të tillë.

Presidenti Volodymyr Zelensky, thotë se pushtuesit rusë po përpiqen ta përdorin impiantin për të trembur njerëzit dhe për të shantazhuar botën.

“Pushtuesit po përpiqen të trembin njerëzit në mënyrën më cinike, duke përdorur impiantin e Zaporizhias. Ata provokojnë vazhdimisht me bombardimin e territorit të centralit bërthamor dhe përpiqen t’i çojnë trupat e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të shantazhojnë shtetin tonë dhe gjithë botën e lirë”.

SHKARKO APP