Zelensky refuzon Presidentin gjerman, kancelari Scholz: Jo-ja është irrituese

Refuzimi që bën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për të pritur në Kiev presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka nxitur debat politik në Berlin.

”Jo-ja është irrituese”, janë fjalët e kancelarit gjerman Olaf Scholz. “Presidenti Steinmeier u rizgjodh së fundmi në Bundestag me një shumicë të madhe dhe përfaqëson Republikën Federale të Gjermanisë”, tha sot zëdhënësi i qeverisë.

Lidhjet e ngushta që presidenti Steinmeier ka pasur me Rusinë gjatë viteve të fundit, mendohet të jenë arsye e refuzimit nga ana e Ukrainës. Si ministër i Jashtëm, ai kishte kontakte ndër të tjera, me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, madje konsiderohet edhe si mbështetës i madh i gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 dhe arkitek i politikës miqësore ndaj Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka shkaktuar irritim në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?