Zemërata e dikujt i djeg shtëpinë

Dje në mëngjes pjesëtarët e familjes së Ramadan Emin Bogdanit në Rajcë Bardhaj, u gjenden përsëri pa strehë. Shtëpia mori flakë. Dikush e kreu aktin, i zemëruar për shkaqe që krijohen papritur në zona të banuara me të ndryshëm, ose për një zili që krijon një banesë e mirë, ose edhe për një inat në fis. Një shtëpi e madhe rreshtohej mes shtëpive tashmë të rinuara të Rajcës. Sot në mëngjes shtëpia e Bogdanëve nuk ndodhej më në këmbë, siç ishte më parë. Një pjesë e madhe e saj u shkatërrua, sepse dikush i vuri flakën. Më parë u dëgjua një zhurmë e madhe e pastaj u panë flakët. Shumëkush nisi të rendisë arsyet pse ndodhi, por përveç zemërimit të ndokujt, nuk u kuptua ndonjë shkak më i pikasur. Tani që ra vala  e të nxehtit edhe në Rajcë të Librazhdit, nuk mund të drejtohet gishti thjesht te fenomenet e natyrës. Megjithëse as këta nuk mund të përjashtohen. Sipas punonjësve të Policisë rajonale që shkuan në vendngjarje, akoma nuk ka një pistë të përcaktuar qartë. Por ajo çfarë është për tu ndjerë mirë, është se nuk ka asnjë dëm në jetë njerëzish. Fshati Rajcë, ku ndodhi ngjarja, shtrihet në një peisazh të bukur malor, i rrahur na dielli përgjatë gjithë ditës, në kufirin që ndanë Shqipërinë me Maqedoninë. Një qytezë e vogël në cep të fshatit, Prrenjasi, ka qenë bazë e minatorëve që nxirrnin hekur- nikel. Në historinë e vet, fshati është i përmendur për bujarinë, për mbështetjen që i dha luftës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut si "atlet i Krishtit" kundër hordhive Osmane që synonin Europën. Vitet e fundit është njohur për artin e  bukur e të zhvilluar të valles popullore dhe Etnografisë.

L. Skiro

SHKARKO APP