Zemra “po vret” të moshuarit në plazh
Ataku kardiak shkaktoi viktimën e tretë në plazhin e Vlorës. Një 60-vjeçar humbi jetën mëngjesin e së premtes sapo është vënë në kontakt me ujin. Thoma Nikolla, sipas të dhënave të para dyshohet se pësoi atak kardiak, pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja të tjera. Për arsye shëndetësore, dy të moshuar kanë ndërruar jetë edhe në Durrës, ndaj mjekët apelojë për kujdes.
“Në moshat e avancuara kemi krizat e hipertensive. Të evitojnë qëndrimin në diell nga ora 11:00-15:00 që janë rrezet më të dëmshme”. 28 qendra shëndetësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë në shërbim të pushuesve në zonat turistike. Siguria në plazhe mbetet problem në të gjithë bregdetin. Në Lezhë, pushuesit thonë se ndihen të pasigurt nga mungesa e kullave dhe vrojtuesve të licensuar. “Në kulla nuk rri asnjë njeri, nuk ka mjete shpëtimi, asgjë, janë vetëm formale”.
Në bashkinë e Lezhës thonë se ende janë në fazën e lidhjes së kontratave me subjektet private, pas të cilës thonë se nuk do të ketë tolerime për sigurinë. “Është detyrimi i subjekteve private për të garantuar vendosjen e kullave të vrojtimit, si edhe vënien në dispozicion të personave të trajnuar ose rojeve bregdetare”. Situatë e ngjashme është në të gjithë bregdetin. Në pjesën më të madhe, vrojtuesit e licensuar që mund të shpëtojnë jetë mungojnë. /Ora news/
KOHA JONË SONDAZH

