Zërat kritikë për vendimet e Komitetit/Brataj: Ekspertët që japin mend, jashtë janë askushi

Mjeku i njohur, Skënder Brataj ka reaguar pas deklaratave që iu kanë bërë pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme aty ku u shfaq entuziast për rënien e shifrave. Përmes një postimi në facebook, Brataj shkruan se i vjen keq kur shikon komente të tilla.

Nga ana tjetër, për zërat që kritikojnë vendimet e autoriteteve shëndetësore dhe të komitetit teknik, Brataj thotë se po jetojnë sikur të mos ishim në mes të një pandemie, që e cilëson më të madhen në histori. Brataj shkruan se censura ka arritur deri aty sa nuk mund të kesh mendim ndryshe, nuk duhet të thuash atë që mendon, por duhet ta shikosh çdo gjë me sytë e tyre.

Kreu i Urgjencës Kombëtare paralajmëron se masat “mund të ndryshojnë në çdo moment sipas situatës, por jo vetëm nga unë, jo vetëm nga ekspertët, jo vetëm nga Ministria, por nga Qeveria që analizon gjëndjen totale të shoqërisë shqiptare”.

SHKARKO APP