“Zëri Amerikës”: Pse nuk hapen dosjet e komunizmit në Shqipëri

 

Përfaqësuesi i Institutit të Kujtesës Kombëtare të Polonisë, Kristof Persak shpjegoi përpjekjet që po bën vendi i tij për t’u shkëputur nga e kaluara komuniste, duke shqyrtuar një pjesë të madhe të dosjeve të shërbimeve sekrete dhe duke bërë hap pas hapi lustrimin e tyre, me pengimin e ish-agjentëve të regjimit të kaluar për t’u bërë pjesë e administratës së tanishme.

“Instituti i Kujtesës Kombëtare të Polonisë u krijua në vtin 2000, pra, 10 vjet pas tranzicionit. Tani po studion mijëra dosje nga e kaluara komuniste të sistemuara në dhjetëra kilometra arkiva, ku ruhen qindramijëra dosje dhe dokumenta. Ligji polak parashikon që dosjet t’u vihen në përdorim studiuesve dhe gazetarëve dhe ndërkohë ky institut i pavarur, – tha zoti Persak, – verifikon mijëra emra nga punonjësit e administratës të të gjitha niveleve nga presidenti deri tek kryebashkiakët nëse kanë qenë të përzierë me krimet e regjimit komunist apo atij nazist”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Mesila Doda është një nga protagonistet kryesore të lëvizjes studentore antikomuniste të viteve 90.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundi ajo dhe veprimtarë të tjerë propozoi një projekt-ligj për hapjen dhe lustrimin e dosjeve, i cili u shmang nga ligjvënësit.

Ajo është e zhgënjyer se si sot pas 25 vjetësh dosjet nuk janë hapur dhe bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit ende ata nuk po ndalohen të përfshihen në administratën shtetërore dhe e gjithë shoqëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste, madje ende nuk është krijuar as komisioni për hapjen e dosjeve.

Veprimtarët e të drejtave njerëzore pohojnë se lustracioni është e vetmja mënyrë për tu ndarë nga e kaluara dhe për të krijuar një të ardhme tjetër.

Parlamenti shqiptar sapo ka miratuar një ligj për hapjen e dosjeve për arsye studimore, i cili nuk parashikon lustrimin.

Diktatura komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra kundërshtarë politikë.

Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin vetëm disa dëmshpërblime për burgimin e padrejtë, por asnjë persekutor dhe informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën administrative. /VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?