Zëri i Amerikës: BE në dilemë për hapjen e kujfijve! Ja 3 shtetet e përjashtuara nga lista, çfarë po ndodh

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një “listë të sigurt” të vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në këtë bllok nga muaji korrik, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vende të përcaktuara për t’u përjashtuar nga kjo listë.

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën nga e premtja pasdite për të përcaktuar kritere për lejimin e hyrjes pa karantinë nga e mërkura e ardhshme.

Një tekst i ripunuar u paraqit nga një grup prej 10-20 vendesh, por shumë diplomatë thanë se duhej të këshilloheshin së pari me qeveritë e tyre. Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, Brazilin apo Rusinë, tha një diplomat. Vendet anëtare pritet të japin një përgjigje jozyrtare deri të shtunën në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Evropian kishte këshilluar që blloku së pari të heqë kontrollet e kufijve të brendshëm dhe pastaj gradualisht të hapë kufijtë e jashtëm. Megjithatë, hapi i parë nuk ka shkuar sipas planit. Greqia po urdhëron testet për COVID-19 për personat që mbërrijnë nga një varg vendesh të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Holandën dhe Spanjën, me vetë-izolim derisa të njihen rezultatet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Republika Çeke ka thënë se nuk do të lejojë të hyjnë turistët nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë e Polonisë. Ekziston një marrëveshje e gjerë që blloku duhet të hapet vetëm për ata me një situatë të ngjashme ose më të mirë epidemiologjike, por ka pikëpyetje se si të vlerësohet trajtimi i një vendi nga epidemia dhe besueshmëria e të dhënave.

Një numër vendesh, si Tanzania, Turkmenistani dhe Laosi nuk kanë raste të raportuara në dy javët e fundit, sipas agjencisë së BE-së, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Bazuar në të dhënat e ECDC-së për një periudhë dy javore deri të enjten, një sërë vendesh janë qartazi në një situatë më të keqe se Bashkimi Evropian.

Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Brazilin dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine, Rusinë, Afrikën e Jugut dhe Arabinë Saudite.

Komisioni ka sugjeruar që vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duhet të pranohen.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të ECDC-së, numri i rasteve në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jetë shumë i lartë./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?