Zëri i Amerikës: Emiratet e Bashkuara Arabe heqin bojkotin ndaj Izraelit, lejojnë tregtinë mes dy vendeve

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM”.

Dekreti i Presidentit Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka për qëllim “mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh në mënyrë që të sigurojë krijimin e marrëdhënieve dypalëshe”, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Njoftimi vjen ndërsa kompania ajrore El Al Airlines planifikon të kryejë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli përmes aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit drejt kryeqytetit të Emiratet e Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Në avion do të jetë një delegacion izraelit si dhe ndihmësit kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e 13 gushtit për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e zyrtarëve amerikanë që do të udhëtojnë me avionin e kompanisë ajrore El Al më 31 gusht do të jetë dhe këshilltari i lartë i zotit Trump Jared Kushner tha një zyrtar amerikan. Marrëveshja mes Izrael dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të pasohet nga bisedime në detaje si hapja e ambasadave, tregtia dhe lëvizja në vendet respektive, përpara se të nënshkruhet zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani nuk ka patur lidhje ajrore mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nuk është e qartë nëse kompania izraelite El Al do të jetë në gjendje të fluturojë mbi Arabinë Saudite, e cila nuk ka marrëdhënie zyrtare me Izraelin, për të shkurtuar kohën e fluturimit.

Në maj, një avion i kompanisë Etihad Airëays fluturoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Tel Aviv me furnizime për palestinezët për të përballuar pandeminë e koronavirusit, duke shënuar fluturimin e parë të njohur nga një transportues i Emiratet e Bashkuara Arabe në Izrael.

/VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?