Zëri i Amerikës: Hapet udha SPAK-ut për ish-ministrin Fatmir Mediu

Nga: Zëri i Amerikës

Gjykata e Lartë rrëzoi sot ankimin e bërë nga ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundër vendimit të e Gjykatës së Apelit e cila u shpreh në favor të rihapjes së procesit gjyqësor ndaj tij për rastin e shpërthimit në Gërdec 13 vjet më parë. Zoti Mediu, përmes avokatit të tij e kishte konsideruar vendimin e Apelit si “në shkelje të hapur të kushtetutës”.

Me vendimin e sotëm, për Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, nuk ka më asnjë pengesë që ta çojë çështjen për gjykim

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të hetimeve në vitin 2009, Prokuroria e përgjithshme e asaj kohe, ngriti ndaj zotit Mediu dy akuza për shpërdorim detyre ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Mediu megjithatë nuk u gjykua kurrë, duke qenë se ai rifitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të atij viti, dhe prokuroria e cila duhej të kërkonte sërish autorizimn e parlamentit, nuk bëri më një kërkesë të tillë.

SPAK ka regjistruar tanimë procedimin penale ndaj zotit Mediu, dhe në gjykatë pritet të çohet pikërisht dosja e hetimeve të kryera deri në 2009 nga Prokuroria e përgjithshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?