Zëri i Amerikës publikon studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

Studimi, i kryer nga Kolegji Imperial në Londër dhe i botuar të martën, përfshiu teste me mbi 365,000 britanikë midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit.

Analizat e gjakut të marrë nga gishtat e pjesëmarrësve në shtëpitë e tyre zbuluan se numri i njerëzve që u testuan pozitiv për antitrupa ra me 26.5 për qind gjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6 për qind në 4.4 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjetjet sugjerojnë mundësinë e uljes së imunitetit të popullsisë përpara një vale të dytë të infeksioneve në javët e fundit që ka çuar në rikthimin e masave kufizuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit thonë se nuk është e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes i japin antitrupat një personi në mënyrë specifike kundër Covid-19.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Imperial të Londrës, Wendy Barclay, u tha gazetarëve në Londër se studiuesit janë të sigurt në atë që sugjeron dobësimi i antitrupave.

“Në bilancin e provave, unë do të thoja me atë që dimë për koronavirusët e tjerë, se imuniteti bie në të njëjtën shpejtësi me atë të antitrupave, dhe se ky është një tregues i zbehjes së nivelit të imunitetit në mesin e popullsisë.”

Studiuesit thonë se mbi të gjitha, studimi përforcon nevojën për një vaksinë për të vënë nën kontroll në mënyrë efektive virusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?