Zëri i Amerikës publikon studimin: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës

Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta.

Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Shkencëtarët zbuluan se imuniteti ndaj një ekspozimi të mëtejshëm ndaj Omicronit u rrit 14 herë rreth dy javë pas infeksionit, ndërsa zbuluan gjithashtu se imuniteti kundër variantit Delta u përmirësua 4.4 herë.

Shkencëtarët thonë se imuniteti u rrit veçanërisht tek ata persona që nuk ishin të vaksinuar. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga ekspertët e shëndetësisë, është dorëzuar në revistën mjekësore MedRxiv. Një studim i mëparshëm nga Afrika e Jugut zbuloi një rrezik të reduktuar të shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda nga Omicron, krahasuar me Deltën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lloji Omicron është përhapur me shpejtësi në mbarë botën që kur u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor./VOA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?